Shprehet Mërgimtari: Këtu në Kosovë nuk e dojnë punën, janë dembela, janë msu mi mbajt na

Mërgimtarët tashmë kanë nisur pushimet e tyre në vendlindje.

Ekipi i emisionit të mëngjesit në T7, “#Gjesi” ka qëndruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku ka marrë opinione të shumta.

Bashkatdhetarët janë të lumtur që po vijnë dhe presin të kalojnë mirë.

Por, një nga ta tërhoqi vëmendje me deklaratën e tij se në Kosovë njerëzit nuk duan të punojnë dhe dëshirojnë të fitojnë pa u lodhur.