Shkurtja na tregon për herë të parë partnerin e saj dhe i bënë një dedikim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është përkujdesur që deri më tani ta mbajë sa më hermetike jetën e saj personale.

Shumë pak u kuptua rreth personit që ia ka marrë zemrën e po ashtu edhe për gjithë pritjen e ëmbël për nëntë muaj radhazi.

Artistja, e cila është shumë aktive dhe e percjellur në rrjetet sociale, së fundmi ka bërë dedikimin e parë publik për partnerin e saj, Albertin, me rastin e ditëlindjes.

“Urime dashuri, u bëfsh 100”, kanë qenë fjalët e Gashit.

Shkurta përndryshe në fund të vitit që lamë pas është bërë nënë për herë të parë, ajo dhe Alberti mirëpritën një djalë, derisa çdo gjë gjatë shtatzënisë ishte bërë në mënyrë të fshehtë.

Artistja e mirënjohur po ashtu duket se për shkak të angazhimeve personale prej kohësh nuk ka qenë aktive me projekte muzikore.