Shkenca thotë: Femrat që bëjnë punë stresuese, e kanë më vështirë të mbeten shtatëzëna!

Hulumtuesit kanë bërë një studim me të cilin kanë përfshirë pothuajse 5.000 femra të cilat janë përpjekur të mbeten shtatzënë

Ekspertët kanë krahasuar me ekspozimin ndaj stresit me shansin për ngjizje dhe kanë zbuluar që ai shans zvogëlohet për 25 për qind në situata stresuese.

“Femrave të cilat përpiqen të lindin fëmijë, do të duhej shpjeguar rëndësinë e arritjes së ekuilibrit të shëndetshëm midis punës dhe jetës familjare dhe kështu do t’u ndihmoni të realizojnë qëllimin e tyre”, thekson epidemiologia Dr. Amelia Weswlink, e cila është gjithashtu autore e këtij studimi.

Janë studiuar çiftet 12 muaj ose deri në ngjizje, ndërkaq kanë bërë studime edhe te faktet e meshkujve, dhe edhe te ta stresi ka pasur ndikim në sterilitet. Mirëpo, nuk kanë zbuluar ndikim të tillë negativ që lë stresi te femrat të cilat përpiqen të mbeten shtatzënë.

Niveli i stresit të qytetarëve amerikanë dhe kanadezë u mat duke përdorur një instrument që ata e quajnë – shkalla e perceptimit të stresit (PSS).

Ata hulumtuan se si të anketuarit përjetuan jetën e tyre dhe gjithashtu morën parasysh racën, përkatësinë etnike, të ardhurat, dietën, zakonet e gjumit dhe shpeshtësinë e marrëdhënieve s.eks.uale.

Ekspertët zbuluan se gratë nën moshën 35 vjeç gjithashtu kanë probleme të konceptimit nëse janë nën stres.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e larta të hormonit të stresit (kortizolit) në trupin e një gruaje mund të parandalojnë ovulimin. Gratë që bëjnë punë shumë stresuese janë në rrezik më të lartë se nuk janë në gjendje të mbeten shtatzënë.