Shfaqen ca gropa gjigande në Turqi

Gropa të mëdha, të mjaftueshme për të gël.ltitur një autobus janë shfaqur në disa rrafshina turke, duke shqe.tësuar fermerët për shkak se janë shume pranë shtëpive të tyre.

“Thatësirat po bëhen më të ashpra”, thotë Tahsin Gündoğdu, i cili kultivon patate për t`ia shitur gjigandit amerikan të ushqimeve, Pep.siCo. 57-vjeçari mendon se ky fenomen i detyrohet përdorimit të tepruar të ujrave nëntokësore për ujitje.

Tepër të thella, këto gropa shfa.qen kur shpellat nëntokësore të krijuara nga th.atësira nuk e mbajnë dot më peshën e shtresës së tokës sipër. E gjithë kjo i vë fermerët përb.allë vështirësish të mëdha. Përpjekjet për ta marrë ujin gjetkë do të ishin tepër të kushtueshme për xhepat e tyre, ndërsa përdorimi i vazhdueshëm i ujrave nëntokësore do ta përke.qësonte akoma edhe më shume problemin.

Profesor, Fetullah Arık ka numëruar rreth 600 gropa të tilla në zonën e Konias, thuajse dyfishimi I 350 të tillave që u shfaqën vitin e kaluar. Banorët thonë se nuk kanë parë asnjëherë thatësira si ato të vitit qe shkoi. Në 2020-tën, rezerva ujore e liqenit Beyşehir në Konia u tk.urr nga 450 milionë tonë ujë në 123 milionë tonë.