Pse disa vendosin limon në çorape?

Thembrat e plasaritura pas dimrit të gjatë me siguri janë mjaft të pakëndshme dhe irrituese, sidomos para sezonit të verës.

Ju mund të shpenzoni shumë kohë dhe para për kremra dhe gjëra të tjera për kujdesin tuaj të këmbëve, dhe përveç faktit se përpiqeni shumë ato nuk mund t’ju japin asnjë efekt në fund. Kështu mendoni për një zgjidhje tjetër natyrale dhe idealja është të zgjidhni limonin.

Për fillim, zgjidhni limonin që është mjaftueshëm i madh për t’jua mbuluar shputën plotësisht, dhe e shtrydhni. Nga lëngu i fituar përgatisni një lemonade për veten tuaj, e për rregullimin e thembrave ju nevojitet vetëm lëvorja.

Në fillim do të keni një ndjenjë të çuditshme, por shpejt do të mësoheni. Kur ta keni vendosur limonin sigurohuni që ajo të mbulojë pjesët e vrazhda, dhe më pas vishni një çorape. Lëngu nga limoni do të ndikojë si piling kimik dhe do të heqë lëkurën e thatë.

Nevojitet që limonin ta lini të veprojë një orë, por do të kishte rezultat më të mirë në qoftë se do e mbanit mbani gjatë natës.