Përgaditni këtë sprej me kushte shtëpie që të shkëlqejn mobiljet tuaja

Pastrimi i mobiljeve të drurit është një proces i bezd isshëm, sidomos nëse jeni man iakë të pastërtisë. Ata gjenden në çdo hapësirë të shtëpisë si në kuzhinë, dhomën e ndenjies, dhomën e gjumit, etj. Ndonjëherë, pavarësisht detergjentëve të shtrenjtë, nuk keni marrë rezultatin e dëshiruar.

Kështu, në këto kushte zgjidhja më e mirë është ta përgatisni vetë në shtëpi. Mjafton të kombinoni disa përbërës të thjeshtë për të përgatitur një përzierje që përveçse pastron mobiljet thellësisht, i bën ato të mbajnë aromë të mirë.

Përbërësit:

1 filxhan çaji ujë të distiluar.

1/2 filxhan çaji vaj bajame.

1/2 filxhan çaji uthull bardhë.

20 pika vaj esencial.

Shishe sprai.

Përgatitja:

Hidhni ujin në shishen e sprait. Më pas shtoni vajin e bajames dhe uthullën e bardhë. Hidhni edhe vajin e limonit për aromë më të mirë. Shkundeni mirë atë para çdo përdorimi.

Përdoreni në të gjitha sipërfaqet e drunjta duke i spërkatur dhe më pas pastrojini me një copë të pastër.