Parashikimi i motit për ditët në vijim tregon që të bëhemi gati për temperaturat e larta!

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë, ku temperaturat do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius.

Sipas Prishtina Weather, nesër moti në Kosovë kryesisht do të jetë me me diell dhe shumë nxehtë.

Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vranësirave lokale.

Vende-vende mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa minimalet në 19 gradë Celsius.

Të enjten temperaturat maksimale do të shkojnë në 38 gradë Celsius.