Në cilat fazat e jetës mund të jeni të lumutur e kur jo në një martesë

Jo të gjitha çiftet e kuptojnë se nevojitet përpjekje nga dy partnerët për një jetë të mirë familjare.

Sipas statistikave, rreth 950,000 e martesave në Evropë (nga gjithsej 2.1 milionë) eventualisht përfundojnë me divorc, transmeton Telegrafi.

jë studim nga “Slater and Gordon Lawyers” i ka identifikuar vitet më të lumtura dhe më të vështira të martesës.

3 vite martesë

Ekziston një mendim se dashuria zgjatë vetëm 3 vjet. Pas kësaj periudhe, çifti ose ndahet ose lidhja e tyre bëhet më pak ideale se ç’ka qenë më parë.

Në realitet, pas 3 viteve lidhje, njerëzit janë më të prirë t’i pranojnë dobësitë e partnerit dhe, rrjedhimisht, ndihen më komod.

Gjithashtu është e zakonshme se në vitin e tretë të jetës familjare çifti vendos të ketë bebe. Pra, vazhdimisht lidhja bëhet më e fortë. Është viti i tretë i martesës ai që besohet të jetë më i lumturi nga të gjithë.

5 vite martesë

Problemet e para reale mund të fillojnë në vitin e 5-të të jetës familjare. Gjatë kësaj periudhe kohore, fëmijët janë ende të vogël dhe kërkojnë shumë përkushtim. Kjo është shumë e vështirë për ta kombinuar me punën, detyrat e shtëpisë dhe problemet tjera ditore.

Është pas 5 viteve së bashku atëherë kur çiftet fillojnë të mendojnë për divorcin dhe kërkojnë avokat. Ky vit besohet të jetë më i vështiri.

7 vite martesë

Nëse çifti qëndron së bashku pas 5 viteve martesë, atëherë edhe një pengesë tjetër i pret ata. Është viti i 7-të i jetës familjare ai të cilin specialistët e quajnë “muri”. Në këtë fazë, jeta familjare bëhet rutinë. Gjithashtu mund të ketë probleme financiare, probleme me kujdesin e fëmijëve dhe fjalosje për ndarjen e përgjegjësive në shtëpi.

Kjo është një periudhë shumë e komplikuar. Por, nëse bashkëshortët arrijnë ta kalojnë së bashku këtë sfidë, atëherë një martesë e lumtur dhe e fortë i pret ata.