Melisa as në televizion, e as në muzikë, ja ku do ta shohim!

Melisa Lleshi nuk ka të ndalur me projektet për të qëndruar sa më afër publikut.

Pas daljes nga programi, bukuroshja d.ebutoi në muzikë dhe rezultoi mjaft suksesshëm pasi dy këngët e saj paten dëgjueshmëri të madhe.

Melisa ka zbuluar se lansimin e këngëve të reja do ta vazhdojë, por së fundmi është angazhuar në komplet diçka tjetër.

Ndryshe nga ish-konkurrentët e tjerë që iu futën muzikës, televizionit apo ndonjë biznesi duke shfrytëzuar famën që i dha programi, Melisa do të vijë me diçka që nuk ka të bëjë me asnjërën nga këto.

Ish-konkurrentja ka hapur një kanal në Youtubr me emrin “Melisa Lleshi Vlogs”, ku do të publikojë video argëtuese pjesë e të cilave do të jetë edhe Andi Shehi, i dashuri i saj.

Se çfarë saktë do të përmbajnë videot nuk është berë e ditur akoma por lansimi i tyre do të fillojë së shpejti.