Ky Ferrari i parkuar në zonë të ndaluar është i këngëtarit të njohur kosovar

Eshtë parë një veturë në qytetin e Rahovecit, ku është ndalur në zonën ku është e rezervuar për persona me nevoja të veçanta.

Indeksonline ka mësuar se vetura e tipit ‘Ferrari’ është e këngëtarit kosovar, Labinot Rexha.

Indeksonline ka kontaktuar me këngëtarin i cili tha se ai e bëri këtë veprim pasi në qytetin e Rahovecit nuk ka parking.

“Njeriu ka stres, jo nga mendje madhësia por stresi pakujdesia e madhe dhe unë e pyeta njeriun zyrtar a ka mundësi ta lë 1 minutë që të t.ërheku para në bankë dhe më tha po.

Jo qe nuk ka parking për me lenë kudo po thjeshtë nuk ka parking me pare në Rahovec sepse nuk i plotësojnë kushtet.

Nuk po them që është e drejtë është e padrejtë gabimin e pranoi por e gjithë kjo ndodhi në pamundësi ku me e lanë” u shpreh ai.

Lidhur me këtë foli edhe avokati i tij i cili tha se performanca e veturës dhe mungesa e parkingjeve e kanë ‘detyruar’ të ndalë veturën në zonën e gabuar./Indeksonline/