Ky është truku që i bënë enët tuaj të qelqta të shkëlqejnë!

Enët e qelqta nuk janë aq të lehta për t’u larë pa lënë asnjë njollë nga tharja dhe pa u pastruar me themel.

Nëse njollat mbeten, ekziston një truk që do t’i eliminojë ato. Zgjidhja është në orizin e pazier.

Ju nevojiten një filxhan oriz, një lugë çaji uthull të bardhë dhe disa pika detergjenti të enëve.

Thjesht hidhni përbërësit në një kavanoz qelqi që dëshironi të jetë i pastër në mënyrë të përsosur, shtoni ujë deri në grykë, pastaj mbulojeni me dorën tuaj dhe tundni butësisht para dhe mbrapa.

Orizi vepron si një gërryes i butë dhe i heq të gjitha njollat e vjetra nga uji ose lëngu, ndërsa uthulla dhe detergjenti kontribuojnë në këtë efekt.

Kur të duket pa njolla, shpëlaje enën dhe lëre të thahet.