
Flokët mund të jenë shumë të ndryshueshëm.




Disa herë mund të duken shumë bukur dhe herë të tjera një rrëmujë e vërtetë.




Disa herë thjesht një truk në mënyrën si i lajmë flokët mund t’i bëjë ata të butë dhe të mrekullueshëm.
Për të mbajtur këtë efekt gjatë duhet që flokët t’i lajmë në mënyrën e duhur.
Më poshtë keni një listë të gabimeve më të zakonshme që njerëzit bëjnë kur vjen fjala për të larë flokët e tyre.
Prisni aq gjatë sa mundeni ndërmjet larjeve
Thjesht, kjo varet nga ju. Mund t’i lani flokët tuaj një herë në javë gjatë dimrit dhe në baza ditore gjatë verës.
– Mbani mend, ju duhet t’i lani flokët sa herë që e ndjeni se duhet të lahen.
I lani flokët me shampo në çdo larje
Nëse bëni dush çdo ditë, mos i lani flokët çdo herë.
– Kjo mund të shkaktojë rezultate të kundërta, duke shkaktuar tharje të skalpit të kokës.
Pastroni skalpin
Mos pastroni skalpin, por futini gishtat butë përmes flokëve.
– Kjo metodë parandalon dëmtimin dhe këputjen e flokëve.
Dush i nxehtë
Edhe pse dushet e nxehtë janë të mirë për trupin, ata nuk janë të dobishëm për flokët.
– Nxehtësia e than skalpin dhe kjo është arsyeja pse duhet t’i shpëlani flokët me ujë të ftohtë apo të vakët.
Përdorni shumë lloje shamposh
– Është e rekomanduar që të përdorni një shampo në vend që të eksperimentoni me shumë, pasi mund të dëmtojë flokët tuaj.
Derdhni shumë shampo mbi flokë
Mos derdhni shumë shampo!
– Duke përdorur shampo në madhësinë e një monedhe do të arrini t’i lani siç duhet.
Peshqiri ju than flokët
Asnjëherë mos i fërkoni flokët e lagur me peshqir, pasi flokët e lagësht janë shumë e brishtë.
– Në vend të kësaj provoni t’i thani butësisht!
I krihni të lagur
Siç e përmendëm më sipër, flokët e lagur janë shumë delikatë.
– Kështu, në vend që t’i krihni ndërsa i lani, thjesht lajini butësisht.
E lani gjithmonë me shampo lëkurën e kokës
Mos e lani skalpin e kokës gjatë gjithë kohës.
-Disa herë filloni me zverkun e qafës.
Nuk i lagni flokët
– Shumë njerëz bëjnë gabim duke mos i lagur flokët tërësisht përpara se t’i lajnë me shampo.
Lani me shampo të gjithë kokën
– Lani me shampo rrënjët dhe me krem flokësh skajet apo majat e flokut, në vend që të lani me shampo gjithë kokën.