Kompozitori i njohur shqiptar reagon keq ndaj Robert Berishës, pasi ky i fundit deklaroi: “Bleva 4 mijë euro këngën e parë”

Robert Berisha pas një kohe të gjatë si muzikan vendosi që t’i futej karrierës muzikore si këngëtar dhe debutimin e bëri me një remake rumun për të cilin thotë se pagoi 4 mije euro.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur kompozitorin e njohur, Agim Doci që të reagojë duke i bërë kërkesë Robertit që të blejë muzikë shqipe.

“Vëllait tim shqiptar të Kosovës që paska blerë 4 mijë euro një kolonë zanore, bën mirë të blesh 400 euro muzikë shqiptare e pac sukses.

Unë dhe Ciko e flasim gjuhën rumune pak më mirë se shqipen.

Vetëquaju dardanas, se kosova është shkinisht.”