Kjo është mënyra për t’a bërë furrë tuaj xix

Nëse ushqimi bie në fund të furrës dhe digjet, mos u brengosni.

Ne në fakt kemi gjetur një metodë natyrale për ta pastruar atë dhe për ta bërë të duket si e re përsëri.

Çfarë ju duhet?

Lëngu i një limoni

4 lugë çaji sodë bikarbonati

100ml uthull

1 lugë gjelle shampon për enë

Një litër ujë

Në një enë, përzieni lëngun e limonit, sodën, uthullën, shamponin dhe ujin. Vendoseni përzierjen në furrë dhe lëreni të veprojë për 15/20 minuta. Më pas, pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe çfarëdo njolle që ka mbetur në furrë nga ushqimi, do të largohet lehtë.