Kjo është maska që largon papastërtit nga thellësia e fytyrës suaj

Nëse e verdha e vezës është e pasur me vlera ushqyese, minerale dhe vitamina, e bardha e vezës vjen me më pak përfitime për organizmin, por është ndër përbërësit kryesorë të maskave të bukurisë.

Më poshtë janë përmbledhur të gjitha përdorimet dhe maskat me vezë që trajtojnë problemet kryesore të lëkurës.

Eliminon rrudhat e para

Veza ka efekt lifting dhe tërheq lëkurën duke rregulluar pamjen e saj. Maska anti rrudha ka vetëm një përbërës dhe ajo është e bardha e vezës. Ajo që duhet të bëni është vetëm të rrihni atë deri sa të bëhet shkumë dhe të aplikonë atë në fytyrë për 20 minuta. Pasi ta shpërlani fytyrën me ujë të vakët do e ndjeni lëkurën më të tendosur.

Maskë për poret

Maska që zvogëlon poret kërkon gjithashtu një përbërës, të bardhën e vezës. Ndryshe nga maska anti rrudhë që veza duhet të jetë shkumë, për të zvogëluar poret mjafton të lyeni fytyrën me të bardhën e vezës në trajtë të lëngshme dhe ta mbani për 10 minuta.

Maskë për fytyrën e yndyrshme

Lloji i yndyrshëm i lëkurës është më i vështiri, pasi kërkon kujdes tejet specifik. Yndyra e tepert mund të shkaktojë puçrra e akne, ndaj për të parandaluar këto, përgatisni një maskë me të bardhën e vezës dhe pluhur tërshëre.

Largon qelizat e vdekura të lëkurës

Nëse lëkura nuk është e pastër, asnjë produkt nuk do të depërtojë në lëkurë, madje as hidratanti. Në mënyrë që lëkura të jetë plot jetë dhe shkëlqim një herë në kaq kohë ju duhet ta pastroni në nivel qelizor dhe të eleminoni të gjitha shtresat e vdekura të lëkurës. Maska e skrabit me të bardhën e vezës përmban gjithashut mjaltë dhe tërshërë të thërrmuar. Me lëvizje rrethore masazhoni lehtë lëkurën për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Mos harroni të hidratoni lëkurën.