Këto janë mënyrat për t’i trajtuar rrudhat rreth syve

Thuhet se buzëqeshja na bën të dukemi më të rinj. Por rrudhat e syve (një grup vijash në këndin e jashtëm të syrit) shfaqen sa herë që qeshim.

Për fat të mirë, edhe në kushte shtëpie ekzistojnë mënyra për të trajttuaar. Janë perfekte nëse po kërkoni për metoda 100% natyrale dhe jo të kushtueshme për të larguar ato vija që kanë tendencë të zbulojnë moshën tuaj të vërtetë.

Kështu që lexonni më pposhttë nëse doni të përmirësoni pamjen e tyre dhe të mos shqetësoohenni sa herë buzëqeshni. Këto janë disa nga mënyrat më të mira në kushte shtëpie që mund të provoni:

Pini sa më shumë lëngje çdo ditë

Ndoshta asnjë metodë natyrale për trajtimin e rrudhave të syve nuk është aq efektive sa pirja e sa më shumë lëngjeve çdo ditë. Duke mbajtur lëkurën të hidratuar, mund të parandaloni rrudhat në cepin e syrit. Përveç ujit, lëngjet natyrale të frutave dhe çajrat bimore mund t’i sigurojnë hidratim total lëkurës suaj.

Aplikoni qumësht tek rrudhat

Hidhni pak qumësht të ftohtë në një gotë. Zhysni një top pambuku në të dhe aplikojeni në zonat e syve. Pini qumështin e mbetur për të inkurajuar trupin të prodhojë më shumë kolagjen dhe elastiinë. Pirja e qumëshit është një mënyrë e mirë për t’u dukur të rinj dhe për të qëndruar të shëndetshëm.

Ushqeni lëkurën me vaj kokosi

Vaji i kokosit është një ushqyes i mrekullueshëm i lëkurës. Kjo është arsyeja pse aplikimi i tij në qoshet e jashtme të syrit mund t’ju ndihmojë të dukeni më të rinj. Është një ide e shkëlqyer ta aplikoni para se të shkoni në shtrat për të hidratuar qeliizaat e lëkurës dhe për të minimizuar pamjen e rrudhave të syve.

Aplikoni xhel aloe vera

Mbani një bimë aloe vera në shtëpinë tuaj për të pasur një zgjidhje natyrale kundra plakjes. Brenda ccdo gjethe aloe vera gjendet një xhel i pasur me vitaminë E. Aplikimi i këtij xheli në zonën e rrudhave të syrit dhe shpëlarja më pas me ujë mund të bëjë mrekulli.

Vendosni feta kastraveci në sytë tuaj

Përvecc eliminimit të rrathëve të eerrët dhe qeskaave në sy, fetat e kastravecit janë gjithashtu të shkëlqyera në lufttimiin e rrudhave që shfaqen në cep të syrit tuaj sa herë buzëqeshni. Gjithashtu, fetat e kastravecit furnizojnë trupin me ujë dhe vitaminë C e cila është e mrekullueshme kundra plakjes.

Maskë me të bardhë vezësh

Meqënëse kolagjeni dhe elastiina janë lloje proteinash, furnizimi i lëkurës me proteina mund të ndihmojë në përmirësimin e rrudhave. Thjesht rrihni të bardhën e vezës dhe aplikojeni në sasi të bollshme në zonën e syve. Prisni pak derisa të ndjeni një mpiirjee. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Aplikoni maskë me papaja

Ky frut i mrekullueshëm tropikal është i mrekullueshëm për të lufttuaar rrudhat. Papaja përmban sasi të larta të vitaminës C si dhe enziima të cilat ju ndihmojnë të dukeni më të rinj pa shpenzuar shumë para. Merrni një copë papaja, shtypeni dhe aplikojeni në zonën e syve. Shpëlajeni pas disa minutash.