Ja se si duken mushkëritë e personave të pavaksinuar dhe atyre të vaksinuar!

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video, përmes së cilës pulmologu Shpëtim Thaçi tregon dallimin në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.

Përmes kësaj video, MSh’ja ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen, duke thënë se vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojnë veten, familjen dhe vendin.

“Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në postimin e MSH’së.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të vdekjes dhe rreth 1 mijë raste të reja me COVID-19.