Ja se psendiheni të lodhur pasi konsumoni ushqim

“Pak lodhje pasi të keni ngrënë një vakt të plotë është zakonisht normale dhe nuk është diçka për t’u shqetësuar”, thotë Alyssa Pike, një dietologe. Por nëse ushqimi supozohet se ju jep energji, pse ngrënia ju lodh?

Veçanërisht nëse keni kaluar nga të qenit shumë i uritur, në të qenit i ngopur brenda një kohe të shkurtër, do ta gjeni veten të lodhur direkt pas ushqimit.

Nga një perspektivë evolucionare, ushqimi nuk ishte gjithmonë i disponueshëm. Në këtë kontekst, ka kuptim që ne të ndihemi të relaksuar pas një vakti.

Hipervigjilenca e lidhur me urinë është qetësuar dhe ne jemi të lirë të pushojmë.

Nga ana tjetër, nevoja juaj për një gjumë pas vaktit mund të nënkuptojë se jeni akoma të uritur. Nëse jeni ende të lodhur pas ngrënies, mund të jetë sepse nuk keni ngrënë sa duhet.

Ju gjithashtu mund të keni intolerancë të fshehur të ushqimit që ju bën të përgjumeni pasi të hani. Edhe gjendje shëndetësore si lodhja kronike apo anemia mund t’ju lodhin pas vaktit.

Nëse ushqimi ju “lodh” vazhdmisht, më shumë sesa ju fuqizon, mos evitoni një vizitë tek mjeku!

A ka ushqime që ju lodhin më shumë se të tjera?

Studiuesit nuk e kanë plotësisht të qartë pse ndodh lodhja pas ngrënies, por një hipotezë është që disa ushqime mund të ndikojnë në këtë përgjumje.

Trifotfani është aminoacidi që gjendet në ushqimet me proteina të larta – mendoni gjelin e detit – që është fajtori i përmendur shpesh për atë dremitjen e pushimeve, direkt pas ngrënies. Ky aminoacid e ndihmon trupin të krijojë transmetuesin neurotransmetues serotonin, i cili ndihmon në rregullimin e gjumit. Është e mundur që prodhimi i shtuar i serotoninës të jetë përgjegjës për atë përgjumje pas vakti.

Si të jeni më pak të lodhur pas ngrënies?

Më e mira është të kuptoni çfarë ju përshtatet dhe çfarë jo. Shihni nëse vëreni një ndryshim pasi hani vakte të caktuara. Shikoni nëse ngrënia më shpesh dhe/ose një përzierje makroelementësh (karbohidrate, proteina, yndyrna) ju ndihmojnë të ndiheni më energjikë.