Ja se çka i ndodh trupit tuaj kur konsumoni spec djegës!

Padyshim që ushqimet pikante mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, sëmundjet e zemrës, madje edhe me dep resionin.

Sidoqoftë, ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë dhe konsumi i tepërt mund të luajë një rol negativ në shëndetin tuaj.

Efekti laksativ

Konsumi i ushqimeve pikante mund të shkaktojë probleme me stomakun dhe diarre.

Sipas një studimi shkencor, në të cilin AgroWeb.org u bazua, kapsaicina (një përbërës që gjendet tek ushqimet pi kante) e konsumuar me bollëk mund të irr itojë stomakun tuaj pas ngrënies.

Simptomat përfshijnë të përziera, të vjella, dhimbje barku dhe diarre.

Pra, nëse jeni tepër të ndjeshëm ndaj ushqimeve pi kante, do të ishte mirë t’i ndërprisni.

Puçrra dhe ek zema

Kur ushqimi pikant krijon inflamacion në zorrë, ndonjëherë ai mund të shfaqet gjithashtu në lëkurë me sku qje, puçrra ose madje ek zemë.

Nëse një ushqim i veçantë mund të jetë fajtor, dermatologët sugjerojnë që të mbani një ditar ushqimi për të përcaktuar atë që po ju dë mton.

Pagjumësi

Nëse preferoni një vakt të pasur me erëza, këshillohet ta konsumoni atë në drekë.

Ushqimet pikante dhe acide mund shkaktojnë urth. Urthi është veçanërisht problematik për njerëzit me sëmundje të refluksit gastroezofageal.

Sipas shumë ekspertëve, ngrënia e ushqimeve pikante përpara gjumit nuk këshillohet sepse mund të përkeqësojë sikletin që ndjeni.

Ndikojnë tek zëri

Një nga gjërat që mund të irritojë fytin tuaj është konsumimi i ushqimeve pikante.

Ato jo vetëm që mund të shkaktojnë të vjella dhe ënjtje, por edhe të bëjnë që zëri juaj të tingëllojë si një zë i mb ytur.

Flluska dhe skuqje

Ushqimet pikante ng acmojnë receptorët në lëkurë që normalisht reagojnë ndaj faktorëve të jashtëm.

Këta receptorë i përgjigjen ndryshimeve të temperaturës dhe stimulimit intensiv mekanik, të tilla si shtrëngimi dhe prerja, por ato gjithashtu përgjigjen edhe ndaj disa kimikatëve.

Sistemi ne rvor qëndror mund të mashtrohet kur këto dh imbje stimulohen nga ndonjë kimikat, si ai tek speci djegës, i cili shkakton një përgjigje të paqartë ne rvore.