Ja pse nëna juaj është gjithmon mikja juaj më e mirë

Dashuri, respekt, durim, mirësi. Lidhja midis nënës dhe vajzës është diçka e mrekullueshme, unike dhe e sinqertë.

Nënat janë heroinat tona, ato janë gjithmonë aty për ne, 7 ditë në javë, 24 orë në ditë.

Nëse ato janë edhe mikeshat tona, atëherë mund të jenë “më të mirat” dhe asgjë dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë.

Ajo beson tek ju dhe ndonjëherë bën edhe më shumë se ju. Ajo është tifozja juaj numër një. Pavarësisht asaj që ju bëni në jetën tuaj, ajo gjithmonë do të jetë aty për t’ju mbështetur dhe për të zgjidhur dyshimet tuaja.