Ja dhe reçeta për jetëgjatësi, e rekomanduar nga doktori që jetoi 103 vite

Dieta detox zgjat për dhjetë ditë dhe ka rezultate të shkëlqyera. Këto janë parimet e të ushqyerit nga një mjek që jetoi 103 vjet.

– Dieta e Dr. Uglov, kirurgut më të mirë të të gjitha kohërave, zgjat vetëm dhjetë ditë dhe detoksifikon në mënyrë të përsosur trupin.

Një nga kirurgët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Profesori Fjodor Uglov, jetoi 103 vjet. Ai praktikoi “dietën për të gjitha rastet” dhe i përmbahej rreptësisht regjimit.

Ai e ideoi këtë dietë në mënyrë që të pastrojë trupin dhe kështu të dëbojë toksinat nga trupi.

Sipas këtij kirurgu, nuk ka rëndësi vetëm ushqimi, por edhe koha kur merren vaktet. Ja se çfarë bëri ai për të pastruar trupin e tij:

Mëngjesi:

Një filxhan çaj i zi ose kafe shtëpiake pa sheqer. Një vezë e zier dhe tetë kumbulla të thata. Kumbullat duhet të zhyten gjithmonë në ujë në mbrëmje.

Dreka:

Dyqind gram pulë të zier ose mish të ligët ose peshk. Njëqind gramë lakër ose karota të freskëta ose të ziera.

Rostiçeri:

Tridhjetë gram djathë lope e fortë, mollë ose portokall.

Darka:

Një filxhan kefir ose kos.