Bëhen prindër pas 15 vitesh , i pagëzuan fëmijët me emrat Albin dhe Vjosa

Një çift nga Kosova janë bërë prindër pas 15 vitesh duke lindur dy engjuj.

Mirëpo, e veçanta ishte se emrat e vajzës dhe djalit i vendosin me personalitete politike.

Bëhet fjalë për dy fituesit e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Pas 15 vitesh u bëra baba i një vajze e një djali dhe emrat jau lash ALBIN e VJOSA , ishalla bëhen si Albin Kurti e Vjosa Osmani.

Qofshin me jetë të gjatë e të lumtur Vjosa e Albini”, ka shkruar ky qytetar.