A po konfirmon Ledjana me këtë mesazh për “lidhjen e fshehur në Belgjik”?

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana Prenga do të kujtohet nga percjelleset e këtij programi për raportin e saj me ish-konkurrentin, Mevlan Shabën.

Në emisionin e dashurisë, dyshja shkaktoi herë pas here ‘drama’ me zënkat, ndarjet e ribashkimet e njëpasnjëshme.

Një temë që u përfol në emision, që edhe lëkundi marrëdhënien e Ledjanës me ish-konkurrentin, ishte lidhja e saj e aluduar me dikë në Belgjikë.

Ajo u su.lmua edhe nga ish-konkurrentja, Melisa Lleshi në rrjetin social “Instagram”, për këtë marrëdhënie jashtë programit, por që kurrë nuk e pranoi madje e kundërshtoi dhe e mohoi fuqishëm.

Por, deklarata e Ledjanës së fundmi në rrjetin social “Instagram” duket se ka konfirmuar thashethemet që zgjatën me muaj, derisa ka ndarë një foto të sajën, ajo shkruan:“Dashnia n’distancë është sprovë, e zoti sprovon njerëzit që i don mas shumti”.

Duke lënë të kuptojmë se me të vërtetë po përjeton një dashuri në distancë me partnerin e aluduar në Belgjikë.